Aktualitet

14 të vdekur dhe 1124 të infektuar nga koronavirusi, ç’ka ndodhur 24 orët e fundit në Shqipëri

TIRANË– Shifrat e koronavirusit në vendin tonë vijojnë të jenë në rritje. Sot është shënuar një rekord i ri në numrin e të infektuarve, ndërkohë që janë humbur 14 jetë qytetarësh. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit, ku edhe ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë: 6 qytetarë nga Tirana, 2 nga Durrësi, dhe nga 1 në Berat, Skrapar, Kurbin, Kukës, Kavajë dhe Elbasan. Viktimat u përkasin moshave nga 35 -86 vjeç. Ndërkohë që rritje ka pasur edhe në numrin e infektimeve, pasi nga 4254 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1124 qytetarë, ndërsa janë shëruar 569 të tjerë. Deri më tani në 4 spitalet COVID, po trajtohen 437 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker