Aktualitet

245 vjetori i Pavarësisë së SHBA/ Rikthehen festimet që pandemia i ndaloi 1 vit më parë

245 vjetori i pavarësisë e gjen Amerikën të vaksinuar dhe të të liruar nga kufizimet pas një viti pandemi.

Në ditën e veçantë të 4 Korrikut kur u firmos deklarata e Pavarësisë, që i cilësonte njerëzit të barabartë përpara Zotit, dhe të lirë në kërkim të lumturisë së tyre, amerikanët kane mundësinë të ribashkohen me njëri-tjetrin për të bërë festimet tradicionale. 

Mediat amerikane raportojnë shifra mjaft të larta për lëvizjen e udhëtarëve ndërmjet shteteve, ku është njoftuar se janë rreth 43.6 milionë amerikanë që udhëtojnë me makinat e tyre, ose 5% më shumë se një rekord i mëparshëm në 2019. E njëjta situatë paraqitet edhe për fluturimet ajrore, me rreth 2.2 milionë njerëz që kanë përdorur këtë shërbim, për të vizuar familjarët ose të afërmit e tyre. 

Ndërkohë, presidenti Biden ka ftuar 1 mijë punonjës të sektorëve kritikë dhe familje të ushtarëve amerikanë në një festë speciale në oborrin përpara Shtëpisë së Bardhë. 

Në Washington bandat marshuese do të rikthehen për një paradë tradicionale, por si gjithmonë, shfaqjet e fishekzjarrëve janë pika kulmore e festimit të 4 korrikut. Dy nga shfaqjet më të mëdha të tyre do të jenë në Shëtitoren Kombëtare në Uashington dhe mbi një kilometër e gjysmë përgjatë lumit lindor të Nju Jorkut, që ndan Manhatanin nga lagjet Kuins dhe Bruklin.

Presidenti Biden dhe gruaja e tij Jill gjithashtu kanë zhvilluar një tur në Amerikë nën moton “Amerika sërish bashkë”, për t’i treguar qytetarëve dritën në fund të tunelit me pandeminë dhe faktin se ende mbetet punë për tu bërë përpara, ndërkohë që presidenti bën thirrje për të pavaksinuarit se kërcënohen nga varianti DELTA që po përhapet me shpejtësi. 

Edhe pse një ditë festive, Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka njoftuar organet e rendit të shteteve amerikane për rritjen e kërcënimit nga dhuna e grupeve të brendshme ekstremiste mes zbutjes së kufizimeve të COVID-19 dhe festës së 4 korrikut.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker