Aktualitet

Berisha tregon pse Basha nuk e kundërshtonte më parë: Kishte frikë se i vinte grushti turinjve për t’i thyer dhëmbët, unë kam qenë kryetari i PD edhe në këto 8 vite

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për akuzat e forta që kryedemokrati Basha hodhi ndaj tij ditën e sotme në konferencën për shtyp.

Basha u shpreh se Berisha ka rrahur dhe ka nxjerrë duke e marrë zvarrë ço ish-kryetar të PD-së, ndaj Berisha me ironi u shpreh se Basha në këto 8 vite nuk e ka sulmuar sepse kishte frikë që do t’i vinte ndonjë grusht turinjve për t’i thyer dhëmbët.

“Sot ish-kreu Basha dëshmoi sesa ka ndejtur “sus” para meje për 8 vite. Ka përfytyruar se pas çdo kundërshtie do të ketë një grusht turinjve për t’i thyer dhëmbët. Nxjerr akuza ndaj meje që nuk janë nxjerrë në 31 vite. Ai paska ndejtur “sus” para meje nga frika se do të rrihej”, tha Berisha në Syri Tv.

I pyetur nëse PD ka patur 2 kryetarë në këto 8 vitet e fundit, Berisha tha se kryetari i vetëm moral i PD-së ishte ai, pasi ka bërë në çdo kohë avokatinë e demokratëve.

PD ka qenë vetëm me 1 kryetar në rrafshin moral, sepse në 8 vite, nuk ka bërë gjë tjetër, vetëm avokatinë e demokratëve, në një kohë kur peng-kryetari zgjidhte heshtjen për të cilën akuzonte zyrën e shtypit se nuk e lejonte ajo të shprehej. Në rrafshin moral ka edhe disa statistika të tjera që tregojnë se zhvillimet e mia ishin shumëfishi i qëndrimeve të tij.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button