Aktualitet

E rëndë në Lushnjë! Babai qëllon me armë të bijën dhe më pas vetëvritet – EMRAT

82-vjeçari Behas Musaku ka plagosur me armë gjahu vajzën e tij rreth 40 vjeçe, Rudina Musaku, dhe më pas ka vrarë veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lushnje pas një konflikti të çastit mes tyre.

40-vjeçarja ndodhet në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.

Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.”-njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button