U kap duke vjedhur një biçikletë në Shkozet, procedohet 17-vjeçari
U kap duke vjedhur një biçikletë në Shkozet, procedohet 17-vjeçari. Bëhet me dije se 17-vjeçari me iniciale D.A dyshohet dhe si autor i 5 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë 2 muajve të fundit.
Gjithashtu nga veprimet hetimore dyshohet se i riu gjatë periudhës prill-maj 2024, në 5 raste, ka vjedhur bateri të disa automjeteve dhe mjete pune, në lagje të ndryshme në Shkozet.
Njoftimi i Policisë:
U kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë, në një banesë në Shkozet, procedohet penalisht 17-vjeçari. 17-vjeçari dyshohet dhe si autor i 5 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë 2 muajve të fundit.
Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Lately”, si rezultat i të cilit nisi procedimi penal për shtetasin D. A., 17 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës prill-maj 2024, në 5 raste, ka vjedhur bateri të disa automjeteve dhe mjete pune, në lagje të ndryshme në Shkozet. Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.