Vodhën 100 litra naftë dhe pajisje në Vorë, kapet autori dhe bashkëpunëtori

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas të dyshuar për disa vjedhje,
mes tyre një 38-vjeçar që ishte shpallur në kërkim, pavarësisht se ndaj tij ishte caktuar më herët masa e sigurisë “Arrest në burg”, për një vjedhje të ndodhur në korrik të këtij viti, në autostradën “Mamurras–Tiranë”.
– Advertisement –
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Walkers”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasit:
- Juljan Subashi, 38 vjeç, banues në fshatin Gërdec;
- Jorgen Dervishi, 19 vjeç, banues në fshatin Karpen.
Dy të rinjtë u kapën pak orë pas një vjedhjeje të kryer në orët e para të mëngjesit të datës 4 nëntor 2025, në një banesë në fshatin Sakos, Vorë, ku kishin marrë rreth 100 litra naftë dhe pajisje të tjera.
Gjatë hetimeve, rezultoi se 38-vjeçari Juljan Subashi ishte aktualisht në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet se më 10 korrik 2025, në bashkëpunim me vëllanë e tij D. S. (tashmë i arrestuar), kishte vjedhur pajisje dhe sende në një magazinë përgjatë autostradës “Mamurras–Tiranë”.



