Vora News
Humanizmi, një ndjenjë e cila lulëzon në zemra të mëdha!

Njeri i mirë është ai i cili përpos vetes mendon dhe të tjerët. Është detyrë e ne të rriturve t’i mësojmë fëmijëve se lumturia ndjehet më shumë kur ndahet me të tjerët. Në këtë prag festash fundviti nxënësit e shkollës 9-vjeçare Vorë u munduan të bënin të lumtur edhe fëmijë, familje tjetër, duke i lehtësuar sadopak barrën e rëndë të varfërisë që mbajnë mbi supe. Të ndërgjegjësohemi të gjithë për të qenë sa më pranë me ata që kanë nevojë për ne!





