Politikë

Ngrohemi me batanije”! Basha: Nuk u mbajt premtimi për uljen e çmimit të energjisë

Lideri demokrat, Lulzim Basha ka postuar një video të disa viteve më parë nga premtimet e kryeministrit të sotëm, ndërsa akuzon se Edi Rama gënjeu.“Do të ulim taksën për faturën e energjisë për familjarët”. Këtë premtim të Edi Ramës, Lulzim Basha e cilëson si mashtrim.

Në videon e postuar, Lulzim Basha ka sjellë edhe zërin e qytetarëve, disa prej të cilëve shprehen se “ngrohemi me batanije”.

“Premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë për familjarët. Rama gënjeu – ai vetëm i rriti faturat e energjisë për familjet shqiptare! Rama është dështim. Ai duhet të largohet” shkruan Basha.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button