Aktualitet

A do të bjerë borë në Tiranë natën e Vitit të Ri? Ja si do të jetë moti me 31 dhjetor

Gjatë muajit dhjetor mori është ftohur ndjeshëm, ndërkohë që ditët e fundit ka pasur edhe reshje shiu.

Sinoptikanët kanë treguar se si do të jetë moti natën e ndërrimit të viteve në Tiranë.

Sipas parashikimeve, pritet që natën e Vitit të Ri, të ketë reshje shiu, ndërsa borë jo. Ajo do të bjerë si gjithmonë në zonat malore.

 “Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë të shtunës dhe të dielës kanë qenë të konsiderueshme. Në vendin tonë kanë rënë nga 40-70 mm shi. Më të dukshme këto reshje kanë qenë në zonat jugperëndimore të vendin. Ndërsa reshjet e borës janë shfaqur në zonat malore, por më të dukshme kanë qenë në veri dhe verilindje të Shqipërisë. Në zonat malore kemi pasur cm reshje bore, ndërsa në zonat e thella deri në gjysmë metri. Momentalisht, nuk kemi sinjale që kryeqyteti të përfshihet nga reshjet e borës”,- ka thënë njëri nga sinoptikanët për ABC News.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker