Aktualitet

Aksident i 5-fishtë në Durrës, makina me targa italiane humb kontrollin dhe merr para 4 mjete

Një aksident masiv është shënuar mëngjesin e sotëm në Durrës.

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë 5 makina. Mësohet se një makinë me targa italiane, ka përplasur 4 mjete të tjera.

Ngjarja ka ndodhur në në zonën e Currilave, ku fouristrada me targa italiane ka humbur kontrollin dhe është përplasur me 4 mjete të tjera.

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme makinat janë bërë “copë”, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Fot nga aksidenti

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker