Aktualitet

Aksident i rëndë në Tiranë, përplasen dy makina, ndërrojnë jetë shoferi dhe pasagjeri (EMRAT)

Një aksident i rëndë është shënuar në kryqëzimin “21 Dhjetori” në Tiranë, rreth orës 3:20 pas mesnatës.

Burime zyrtare të policisë thonë se në

aksident janë përfshirë mjeti me drejtues shtetasin Emirjan Doko, 30 vjeç me mjetin me drejtues Luan Cenollari. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë Cenollari, si dhe njëri nga pasagjerët, i identifikuar si Ali Bejo, 69 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i policisë:

Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker