Aktualitet

Aksion gjatë natës, policia kap 16 kg drogë në Elbasan, arrestohen dy persona

Operacion antidrogë i policisë në Elbasan, arrestohen dy shtetas.

Në kuadër të operacionit të koduar “Shënkolli”, janë arrestuar shtetasit S.M., 18 vjeç dhe E.L., 29 vjeç, të cilëve u është gjetur drogë me vete.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasve S.M., dhe E.L., në lagjen ‘Shënkoll”, shërbimet e Polciisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale rreth 16 kilogramë lëndë narkotike cannbais, 13 kapsolla detonatore, 2 përforcuese grushti doreza metalike dhe 2 telefona celular.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker