Aktualitet

Aktivisti çek që po mbjell Lurën.

Buzëqeshja, energjia dhe mirësjellja e karakterizojnë 39 vjeçarin Parel Kune,  i cili po mëson dhe shqipen së fundmi. 

Lëvizja që ai përfaqëson quhet Pemë për Lurën dhe synon të mbjelli 2.500 fidanë çdo vit. Ky është viti I tretë I mbjelljeve. Ne e takuam nga afër për të sjellë te ju eksperiencën e tij.

Si e takove Luren ?

Pas ne kohe rreth 4 vite me pare, kur po kthehesha nga India me motorr, kalova nga Lura. Rrugës në një krua aty pranë pashë qese dhe mbeturina hedhur ngado. Mora nje cante me mbeturina dhe bera nje video ne youtube e cila u be teresisht virale. Në Shqipëri, por une nuk e dija akoma kete, por shoku im I cili me beri videon Doriani me thote se isha kthyer ne nje yll.

Kur u frymëzove për të ndërmarrë aksion?

Ishte një vit më vonë , kur u ktheva sërish në Shqipëri. Ishim në Korab duke pirë disa birra me shokun tim Dorianin kur u hap tema e pemëve në Lurë, pse ishin prerë, pse nuk ishte më parku si dikur, cfarë mund të bënim ne bashkë? Ndoshta ishin birrat , ndoshta lidhja qe kasha krijuar me Luren, por aty nga Korabi, lindi ideja per te mbjelle cdo vit ne Lure.

Ne mund te bejme dicka.Une kudo qe shkoj gjej mikpritje dhe kjo ishte menyra ime per ta kthyer ate mbrapsht. Ti zgjedh nje vend si udhetar dhe vendos te ndihmosh pikerisht aty. Ketu lindi ideja per te bere nje projekt te mirefillte, per te filluar nje fushate mbjelljesh.

Parel a kishit experiencë te meparshme ne nisma te ngjashme mjedisore? 

Jo. Une kam studiuar shkenca kompjuterike, por si udhëtar I natyrës jam kthyer në një natyralist që e dashuron pa kushte cdo natyre. Lidhja me natyren, udhetimet , duke pare shume problem, te krijon ide te ndryshosh dhe te ndihmosh.

Pse zgjodhe pikërisht Lurën për të ndihmuar?

Parku I Lurës kishte më shumë nevojë. Vetëm një punonjës për të gjithë atë park është e pamundur ta mbrosh apo ta mbjellësh. Ishte një mundësi për mua të lë një gjurmë të mirë në dicka që do të vazhdojë dhe pas meje.

Po në vëndin tënd si është gjëndja e pyjeve? A ka nevojë dhe aty për ndihmën tuaj?

Në vëndin tim shteti financon miliona euro për mbrojtjen dhe mbjelljen e pyjeve, ka qindra organizata rinore dhe ambientaliste të angazhuara dhe të mbështetura nga shteti im. Këtu ka shumë më tepër nevojë. Parku është I madh, janë qindra hektarë për tu mbjellë, mundësitë janë të pakta, terreni është I vështirë, saktësisht vëndi për të përveshur mëngët.

Si është plani I juaj I mbjelljes ?

Me komunitetin. Ne nuk kemi mbështetje nga shteti shqiptar, po punojmë me mbështetjen e vetë shqiptarëve. Jemi duke kërkuar mbështetje në Durrës, Dibër, Lurë, Tiranë, por kërkojmë mbështetjen edhe të komunës dhe komunitetit, të çdo organizate mjedisore. Në fund të tetorit ne synojmë të mbjellim 2500 fidanë, në dy aksione. Të hapim gropat dhe të bëjmë gati tokën është hapi I parë. Ne kemi gjetur paratë për të paguar një pjesë të komunitetit në hapjen e gropave. Më tej shpresojmë të bashkohen dhe vullnetarë që të arrijmë objektivin tonë.

Parel kush është fjala jote për të rinjtë shqiptarë dhe ata e duan vëndin e tyre shumë ?

Të jem I sinqertë është një pyetje shumë e vështirë. Problemi mendoj është se ata nuk po shohin sic duhet vlerën e një mjedisi të pastër, të një natyre të shëndetshme, të qendrueshme. Ata e duan vëndin dhe Lurë, por nuk shohin vlerë në mbrojtjen e tyre, por në paratë dhe përfitimin për ti shkatërruar. Ky është problemi më I madh.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker