Show Biz

Aleksia reagon për herë të parë pasi Romeo u kap mat me një vajzë bionde

Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshi kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak se janë përfolur se kanë nisur një romancë mes tyre. Së fundmi, dyshja zbuluan nëpërmjet rrjeteve sociale se kishin udhëtuar drejt Barcelonës duke shtuar dyshimet se po i kalojnë pushimet bashkë.

Por në një video që qarkulloi në media, shihej Romeo duke u puthur dhe përqafuar me një vajzë bionde, gjë që habiti jo pak ndjekësit pasi fillimisht u mendua se aktori i humorit ndodhej me Aleksian. Pas kësaj videoje, u aludua se Romeo dhe Aleksia janë ndarë, por mesa duket situata është shumë e qetë.

Ka qenë Aleksia, e cila ka reaguar ndaj këtyre lajmeve përmes një postimi, teksa është shprehur se askush nuk e di se si qëndron e vërteta. “Ore qetësohuni me këto drama palidhje, mos dilni në konkluzione kot se më mbytët me këto aludime. Çdo histori ka një histori tjetër nga pas. Gjithçka është mirë”, shkruan Aleksia. /abcnews.al

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker