Aktualitet

Ambasadorja amerikane takon ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi: Duhet respektuar e drejta e protestës paqësore…

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka takuar sot ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili u emërua në këtë detyrë vetëm pak ditë më parë, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.

Kim e ka uruar Çuçin për detyrën e re, si dhe i ka thënë se duhet respektuar e drejta e protestës paqësore, referuar protestave të fundit kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja Kim tha se ka rënë dakord me ministrin Çuçi për të forcuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për sigurinë dhe sundimin e ligjit.

“U takova me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. Më erdhi mirë që mësova se kishte urdhëruar hetime për trajtimin e protestuesve. E drejta e protestës paqësore duhet të respektohet. Gjithashtu diskutuam rolin e Ministrisë së Brendshme në zgjedhje. Ramë dakord që të forcojmë bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për sigurinë dhe sundimin e ligjit”, shkroi Kim.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker