Aktualitet

Ambasadorja Kim takon Metën, Ramën dhe Bashën, në presidencë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Juri Kim është takuar sot me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe kren e PD-së, Basha.

Takimi mbahet në ambientet e presidencës.

Ndërkaq, mësohet se takimi zhvillohet në kuadër të sigurisë kombëtare.

Pritet që pas këtij takimi të ketë edhe një deklaratë për mediat, ndërkohë që të pranishëm në takim kanë qenë edhe diplomatë të tjerë.

Javët e fundit janë shtuar deklaratat e ambasadores Kim, lidhur me kërkesën ndaj liderëve të partive politike që të kenë kujdes në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker