Vora News

Analiza për humbjen e zgjedhjeve fut në sherr demokratët, drejtuesit i kërkojnë llogari Gazment Bardhit

Është shoqëruar me debate mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike pasditen e sotme. Gazetari Juxhin Mustafaraj bën me dije se drejtuesit politikë kanë debatuar me sekretarin e përgjithshëm Gazment Bardhi në lidhje me hartimin e dokumentit të analizës së humbjes së zgjedhjeve.

Ndalur tek Korça, drejtuesi politik i këtij qarku Edmond Spaho ka hedhur poshtë përfundimin se nuk ka dalë brenda pritshmërive duke theksuar se ka marrë rezultatin më të mirë.

Të njëjtin pretendim kanë pasur edhe Edi Paloka si dhe Oerd Bylykbashi të cilët kërkojnë riformulim të raportit duke hedhur poshtë përfundimet e tij për qarqet ku ata kanë kandiduar.

Edmond Spaho: Aty në raport z.Bardhi thua që Korça nuk ka dalë brenda pritshmërive? Si e shpjegon? Unë kam bërë tjetër analizë. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate kam fituar 5 mandate

Gazment Bardhi: Metodologjia e analizës nuk është bërë nga unë, por është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentët. Mbi bazën e asaj metodologjie është bërë analiza

Edi Paloka: Ky dokument është bërë që dikush të dalë mirë dhe dikush keq

Oerd Bylykbashi: Qarku i Durrësit del në analizë si qarku me performancën më të dobët. Po si mund të dalë qarku i Durrësit me performancë më të mirë me atë objektiv që u vendos?

Fatbardh Kadilli: Duhet parë me kujdes, analiza nxit emulacionin. Dikush më mirë, dikush më keq. Raporti sa i përket faktorëve të jashtëm është i mirë, ndërsa për faktorët e brendshëm nuk kanë dalë evidente, ndërkohë që duhet të kishin dalë.

Paloka-Bardhit: A duhet matur me vota rezultati apo me mandate të arritura. A quhet objektiv minimal apo maksimal që për 3900 vota nuk u mor mandati i 7?

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker