Rajoni - Bota

Angela Merkel mesazh prindërve: Ende nuk mund t’i hapim shkollat dhe kopshtet

GJERMANI-Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka folur në lidhje me situatën aktuale të shkaktuar nga pandemia në vend.

Në mesazhin e saj javor në videopodcast, ajo ka thënë qe nuk është ende koha për të hapur kopshtet dhe shkollat, pasi pavarësisht rënies së numrit të infektimeve, ka një rrezik nga mutacionet.  Gjithashtu, ajo e ka quajtur një punë të jashtëzakonshme të prindërve, të cilët janë kujdesur për fëmijët dhe është lutur për durim.

“Nuk jemi ende në atë pikë që të hapim shkollat dhe kopshtet. Sa më me konsekuencë të veprojmë tani, të heqim dorë nga kontaktet, aty ku është e pashmangshme të mbajmë distancë, të respektojmë rregullat e higjienës e të vendosim maskën, aq më shpejt kjo do të jetë e mundur. Vërtet që shifrat e infektimeve, po bien, por në të njëjtën kohë ka një rrezik real nga mutacionet. Prandaj duhet që në rrugën tonë në javët e ardhshme të jemi të kujdesshëm dhe të veprojmë me maturi. Ne në qeverinë gjermane jemi shumë të vetëdijshëm, se sa e vështirë është përditshmëria për prindërit dhe fëmijët. Këtë nuk e nënvlerëson askush nga ne.”

Që prej fillimit të pandemisë në Gjermani janë shënuar 2,207,393 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 57.052 pacientë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker