Aktualitet

Arma u gjet 100 metra larg, 5 orë pas vrasjes së Klodian Rashës, Artan Hoxha: Pistoleta nuk ka lidhje me ngjarjen.

Gazetari Artan Hoxha thotë se arma e gjetur nga Policia, disa orë pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha në rrugën “Dritan Hoxha”, më shumë se 100 metra larg vendngjarjes, nuk ka lidhje direkte me të.

“Policia ka bërë një reagim fillestar, pastaj një reagim të dytë. Bëhet fjalë për të dytin që u gjet një armë që deri tani nuk ka një rezultat se e kujt është. Një armë që duket pa lidhje me ngjarjen nga e vërteta. Nga të dhënat e deritanishme ajo del që nuk ka lidhje direkte me këtë ngjarje”, u shpreh Hoxha në Abc News. 

Fillimisht, Policia ka njoftuar mëngjesin e djeshëm, në orën 03.28, se një efektiv i patrullës kishte qëlluar Klodian Rashën pasi ky i fundit kishte në dorë një send të fortë, në dukje armë zjarri. Pas 5 orësh, në orën 08.21 të mëngjesit të djeshëm, Policia njoftoi se kishte nga kqyrja e vednit të ngjarjes ishte gjetur një armë zjarri që dyshohet se i përkiste viktimës.

Hoxha është shprehur se organet përgjegjëse duhet të veprojnë shpejt për të zbardhur ngjarjen.

“Për mua është e qartë ngjarja. Ka nisur nga një kundravajtje dhe është pasuar me një kundërveprim të policisë me tejkalim të ligjit për përdorimin e armës. Është marrë një veprim i gabuar. Për këtë rast për shkak të pasojave duhet një hetim shumë i shpejtë. Është një hetim që e ka përjashtuar policisë. Ndryshe nga shumë ngjarje që prokuroria pre afatet e veta kjo është një ngjarje që kemi vendin e  ngjarjes, armën e  bllokuar, kamerat e sigurisë. Është një hetim që duhet të mbyllet në kohë rekord”, u shpreh ai.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker