Aktualitet

Artan Shkreli merr postin e drejtorit në Institutin e Ndërtimit në Tiranë

Artan Shkreli emërohet drejtori i ri i Institutit të Ndërtimit në Tiranë. Ai e merr këtë post, pasi ish-kreu i këtij Instituti, Agron Hysenlliu, ndërroi jetë nga Covid më 15 nëntor.

Në vendin e Shkrelit si zv. ministër i Infrastrukturës është emëruar Gjergj Simaku.

Agron Hysenlliu ishte shtruar prej rreth 10 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku humbi jetën nga komplikacionet e virusit.

Arkitekti Shkreli ka mbajtur disa poste në qeveri gjatë viteve, kur në 2003-shin ka qenë këshilltar për Urbanistiken dhe Trashëgiminë pranë kryeministrit Fatos Nano, ndërsa në 2013-n u bë këshilltari për territorin pranë kryeministrit Edi Rama. Ai ka mbajtur postin e zv.ministrit nga viti 2017.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker