Opinion

Astrit Patozi pranon të bashkëpunojë me Partinë Demokratike pas zgjedhjeve, por ka disa kushte

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi është shprehur i hapur për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai ka thënë se do të pranonte një koalicionin pas zgjedhor me PD-në, nëse kjo do të shërbente për të larguar Edi Ramën nga pushteti.

“Ne do të bashkëpunojmë vetëm në rast se populli shqiptar do të na e kërkojë këtë dhe në rast se PD do të pranojnë kushtet tona.

Kaq e thjeshtë është. Sigurisht që ky bashkëpunim nuk mund të ndodhë para zgjedhjeve, nuk ka asnjë shans për këtë.

Se sa mandate do të fitojë Bindja Demokratike nuk di ta them, sepse nuk e kam mbajtur veten as për profet dhe as për fallxhor, di të them vetëm që po bëjmë të gjitha përpjekjet tona për të pasur një rezultat sa më dinjitoz në këto zgjedhje dhe ne synojmë të jemi forcë përcaktuese qeverisëse”

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker