Aktualitet

Atentati ndaj Anton Kelit: Autorët e vëzhguan dhe e qëlluan sapo doli nga makina, pistat e hetimit

Zbardhen detaje të reja për vrasjen e e Anton Kelit mbrëmjen e djeshme në Rrëshen. 51-vjeçari u qëllua me breshëri teksa doli nga automjeti i tij. Hetuesit u rikthyen sërish këtë mëngjes në vendngjarjen ku u vra 51-vjeçari. Automjeti i përdorur prej tij që qëndroi deri sot në mëngjes në vendngjarje u mor për analize të mëtejshme.

Automjeti i Anton Kelit

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 17:40, ka ndaluar makinën dhe ka dashur të hyjë këtë market. Ndërkohë, gazetari Gjergji Figuri raporton se dyshohet që autorët mund të kenë marrë më parë informacion dhe e prisnin viktimën në hyrje të Rrëshenit.

Sipas të dhënave nga hetimet, ai ndaloi makinen e tij 200 metra larg marketit. Më pas doli nga mjeti dhe drejt tij u qëllua me armë. 51-vjeçari edhe pse me plagë në trup eci për të kërkuar ndihmë drejt marketit dhe aty ra në tokë.

Në spitalin e Rrëshenit shkoi me shenja jetë por nuk mbijetoi dot. Ndërkaq, hetimet i kushtëzon më shumë fakti se në zonë nuk ka pasur kamera sigurie. Nuk ka ende një pistë kryesore por, grupi hetimor është përqendruar te hakmarrja, por edhe ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur së fundmi 51-vjeçari.

Kujtojmë se viktima është djali hallës së Armando dhe Preng Gjinit. Armando u ekzekutua një vit më parë në Rrëshen, ndërsa i vëllai u plagos rëndë nga lënda plasëse që ju vu në makinë 3 muaj më parë në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker