Aktualitet

Automjeti përfundoi në dyqanin e luleve,qytetarja: Ishin dy vetë, zbritën dhe ikën me vrap

Një automjet në Vlorë ka përfunduar në ambientet e një dyqani lulesh pasditen e së martës. Drejtuesi i mjetit tip “Golf” si duket ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka përfunduar në ambientet e dyqanit.

Një qytetare që ka parë skenën tha se pas aksidentit erdhi policia dhe ambulanca por kjo e fundit u largua pasi në automjet nuk ndodhej asnjeri.

“Pashë makinën e futur aty në dyqan. Vjen ambulanca dhe policia. Ambulanca iku bosh sepse nuk kishte njeri në makinë. Ishin dy persona dhe ikën me vrap. Ndodhi aksidenti, zbritën nga makina dhe ikën me vrap.”

Sipas vajzës, dy personat që ndodheshin në të u larguan me vrap pas ngjarjes.  Aksidenti ndodhi në  bulevardin “Ismail Qemali” ndërsa të lënduar nuk ka pasur

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker