Aktualitet

Barrierë psikologjike”/ Balluku i përgjigjet Vjosa Osmanit: Trau i Rrugës së Kombit nuk është vënë për të na ndarë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka komentuar deklaratën Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se për traun e pagesave në rrugën e Kombit, e cila tha se e shikon si një barrierë si një barrierë psikologjike që nuk do të duhej që të ishte aty.

Sakaq, Balluku e ftuar në Abcnews, u shpreh është e domosdoshme për mirëmbajtjen e rrugës, duke theksuar se trau sipas saj nuk është vënë me qëillim që të krijohet ndasi mes qytetarëve.

“Të gjitha trarët që ndodhen në Itali ndajnë Firencen nga Roma? Jo, duhet të paguhet rruga sepse duhet mirëmbajtur. Nuk e kam ndjekur kërkesën e Presidentes, por unë e kam kuptuar se ndoshta i referohet traut të kufirit. Nëse i është referuar rrugës së Kombit, i them se nuk ka lidhje trau me pagesë, me ndarjen e shteteve. Trau i rrugës së Kombit nuk është për të na ndarë ne dhe kosovarët, por është një autostradë që duhet mirëmbajtur. Dua të them që nesër kur të ekzistojë një tra nga Miloti në Fier, kjo nuk do të thotë që kemi ndarë Shqipërinë në mes. Është diçka që ndodh në të gjithë botën, që rrugën të mirëmbahet , por do të ketë edhe rrugë alternative”, tha Balluku.

Para disa ditësh Vjosa Osmani vizitoi  Shqipërinë ku dhe ka folur në lidhje me traun e Rrugës së Kombit”, ku ka qenë shumë kritike. Ajo e cilësoi si tra psikologjik dhe tregoi nëse e ka paguar tarifën kur kaloi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker