Aktualitet

Basha provokon Ramën: Bën si trim në ekran, por për debat nuk ta mban

Edhe një herë, Lulzim Basha ka tunduar Edi Ramën për ta nxitur të dalë në debat televiziv me të.

Kreu demokrat tha dje në takimet e qarkut Elbasan, se e ftonte sërish Ramën në debat, duke shtuar se kryeministri ka frikë nga njëra anë, kur bëhet fjalë për debat dhe bën trimin nga ana tjetër, sa herë që del në ekran.

Basha thotë se e ka ftuar Ramën në debat sepse “në kulturën tim politike është e domosdoshme që të japësh llogari përpara shqiptarëve për qeverisjen”.

Për kryedemokratin Basha ky është momenti i llogarisëdhënies: “Ky është momenti që ti të dalësh përpara shqiptarëve dhe të shpjegosh. Tetë vjet ke patur pushtetin, tetë vjet ke bërë premtime. Ku je e cili është bilani yt. Edi Rama nuk ka bilanc. Nuk ka asnjë përgjigje për të dhënë. Ai ka braktisur çdo premtim dhe ka shkuar në drejtim të kundërt. Xhepat e tij janë mbushur, xhepat e shqiptarëve janë zbrazur. Fëmijët e tyre jetojnë në luks, fëmijët e shqiptarëve emigrojnë. Ata kurohen në spitale private nga më të shtrenjta të botës, shqiptarët vdesin në trotuaret para spitaleve shqiptare të cilat kanë kolapsuar edhe ku pandemia vetëm sa hoqi perden pas të cilës fshihet dështimi total me shëndetësinë që na u premtua falas dhe që sot është në kolaps total. Dhe është ky dështim total që e bën Edi Ramën të përdorë atë leksik, atë fjalor dhe është gabim i madh nuk do të thoja krim se është fjalë e rëndë që ne të rendim pas kësaj”.

Duke theksuar se “detyra jonë është të emancipojmë opinionin publik”, Basha tha se Edi Rama nuk do t’i përgjigjet pyetjes se çfarë bëri në këto 8 vite në pushtet dhe shtoi:

“Rama refuzon debatin që nuk e ka detyrim ndaj meje, e ka detyrim ndaj qytetarëve, siç e kam dhe unë detyrim ndaj qytetarëve debatin me të për vizionin tim, për programin tim. Pra, fshihet si një frikacak pavarësisht se fryhet si trim, por faktikisht po i fshihet debatit publik dhe mundohet që të krijojë këtë mjegull ndaj të cilës unë iu lus të mos jemi aksesorë”.

Edhe pas serisë së deklaratave të Bashës nuk ka një pranim nga Rama të ftesës për debat publik.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker