Aktualitet

Berisha mban foltoren e radhës në Lushnje: Ju ftoj nesër, në Pallatin e Kulturës

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë nesër foltoren e radhës me demokratët e qytetit të Lushnjes. Në një njoftim në profilin e tij në Facebook, vetë lideri historik i Partisë Demokratike bën me dije se nesër, më datë 5 nëntor në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës ‘Vaçe Zela’ do të jetë për të zhvilluar takimin e radhës. 

Nesër, ditën e premte me datën 5 nëntor në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës ‘Vaçe Zela’ të Bashkisë së Lushnjes do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Lushnjes të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!”- shkruan Berisha në njoftimin e tij.

Berisha është drejt finalizimit të takimeve në turin “Foltorja” i nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD. Më herët Berisha ishte në Kamëz, Lezhë dhe në Kavajë, ku edhe shpalli zyrtarisht ambicien për të drejtuar PD. Ai dhe mbështetësit e tij kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor për të shkarkuar kryetarin aktual, Lulzim Basha. Nga ana tjetër, Basha dhe të tijët e interpretojnë ndryshe statutin dhe mohojnë mundësinë e mbledhjes së Kuvendit

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker