Opinion

Berisha :PD është në ditët e saj më të zeza.

Lëvizja e dhjetorit 90 ka zhvilluar një ceremoni homazh për Azem Hajdarin. I pranishëm është edhe djali i tij Kiri Hajdari dhe ish-lideri demokrat Sali Berisha.

“Në cilësinë e liderit të shoqatës së dhjetorit kam vite që e kam zhvendosur ceremoninë në vendin ku ai është vrarë

Në PD ka disa vite që idealet e Azem Hajdarit janë shkatërruar, ai ka luftuar për votën e lirë, për pluralizmin politik për demokracinë për PD. Ne sot gjendemi me të vërtetë në një udhëkryq që s’po dimë të gjejmë rrugën.

PD është në ditët e saj më të zeza. Sot PD është kapur nga një grup i vogël njerëzish të cilët e duan për biznes.

Një grup i vpgël njerëzish i orientuar dhe kapur tërësisht nga kryeministri i vendit. Kemi një kryeministër dhe një opozitë bisht. Përjashtimi i Berishës nga vendimi i një mi ambasadash që zotëron vulën e PD për momentin është një nga goditjet më të mëdha që i është bërë PD-së. Ne sot na thërret ndërgjegjia e Azem Hajdarit që ta rikthejmë PD-në ato vlera që e duan demokratët.”

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker