Aktualitet

Besimtarët myslimanë në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë festuan Kurban Bajramin, Kryetari i Komunitetit Mysliman: Të bashkëpunojmë për një botë më të mirë!

Besimtarët myslimanë në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë festuan sot Kurban Bajramin.

Drejtuesit fetarë dhanë mesazhe paqeje në këtë ditë feste, ndërkohë që mijëra qytetarë u falën në sheshin “Skënderbej”, pasi punimet për xhaminë e re që po ndërtohet nuk kanë përfunduar ende.

Pas mbarimit të faljes së namazit, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu bëri një deklaratë për mediat.

Spahiu tha se kjo festë duhet të shërbejë si pikë kthese duke iu larguar urrejtjes dhe të bashkëpunojmë me njëri-tjetrit për të ndërtuar një botë sa më të mirë.

“Gëzuar të gjithë shqiptarëve. Është një festë që simbolizon sakrificën. Zoti me këtë donte të vinte një ligj në tokë. Jetojmë në një botë të globalizuar dhe kemi shumë sfida përpara për të bashkëpunuar me të tjerët.

Është një sfidë e madhe për të ndërtuar një botë të mirë. Duhet të punojmë për të bërë një botë më të mirë. Mesazhi për besimtarët myslimanë është të lënë pas urrejtjen dhe të jenë afër e të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin”– tha Spahiu.

Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme për të gjithë botën islame. Kjo festë simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me zotin.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker