Aktualitet

Binjakët lënë repartin e terapisë intensive, Manastirliu: Na gëzuan zemrat, gati të kthehen në shtëpi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e binjakëve, Gerard dhe Liam, në rrjetin social “Facebook”.

Manastirilu shkruan se fatmirësisht, binjakët kanë lënë repartin e terapisë intensive të maternitetit “Koço Gliozheni”. tashmë pas kujdesjes së mjekëve dhe infermierëve, binjakët kthehen shëndoshë e mirë në familje.

Statusi:

“Kanë gëzuar zemren e prindërve por edhe të mjekëve e infermierëve që janë kujdesur në terapinë intensive për binjakët Gerard dhe Liam, që tashmë janë gati të kthehen në shtëpi. Punë e palodhur me të porsalindurit prematurë e prof. Alketa Hoxhës dhe stafit të #neonatologjisë  në maternitetin “Koço Gliozheni”, shkruan ministrja.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker