Aktualitet

Bora mbulon Dardhën e Voskopojë, trashësia shkon deri në 10 centimetra.

Mbrëmjen e së premtes reshje të dendura bore kanë përfshirë Dardhën dhe Voskopojën.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e reshjeve të orëve të fundit trashësia e borës ka arritur në 10 cm në lartësi mbi 1200 m.

Ndërkohë mësohet se nga reshjet e borës nuk ka probleme apo bllokim qarkullimi.

Aksi rrugor Korçë-Voskopojë i kalueshëm pa problem pasi është pastruar dhe kriposur, gjithashtu segmenti rrugor Korçë-Dardhë i kalueshëm pa problem, por kujdes në km e 9-të pasi ka prezence akulli dhe bore.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker