Aktualitet

Bota “blindohet” sërish, Berlini, Londra dhe Nju Jorku drejt izolimit

Në prag të Krishtlindjeve, bllokimi për shkak të Covid 19, pritet të kthehet në shumë vende të botës. Beteja kundër koronavirusit vazhdon me forcimin e kufizimeve pothuajse kudo. Londra po përgatitet të kthehet në “alarm të kuq”, duke mbyllur restorante, bare dhe shumë dyqane dhe Berlini po bën të njëjtën gjë.

Vijë e ashpër gjithashtu do të ndiqet edhe në Holandë, e cila do të mbyllë gjithçka për pesë javë, ndërsa Nju Jorku po përgatitet për hipotezën e një mbylljeje totale.

Mbyllje e ashpër në Britani – Ndërsa afrohen pushimet, të gjitha vendet po kthehen në një shtrëngim të ri të masave anti-Covid. Në kryeqytetin britanik, lehtësimi i kufizimeve zgjati më pak se dy javë. Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock njoftoi se nga e mërkura, Londra do të kalojë nga alarmi “portokalli” në atë të “kuq”, me mbylljen e restoranteve, pubeve, teatrove dhe disa dyqaneve. Një goditje, e shtrirë gjithashtu në qarkun fqinj të Herfordshire, e cila do të mbetet në fuqi deri në 23 dhjetor kur, në të gjithë vendin, do të ketë një lehtësim pesë-ditor të kufizimeve me rastin e Krishtlindjeve.

Hipoteza e “variantit të virusit” – Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan e quajti vendimin “zhgënjyes”, duke kërkuar nga qeveria të zbatojë masa kompensimi për të gjithë ata sektorë që do të dëmtohen rëndë nga mbylljet e reja. Ndërkohë, e gjithë Mbretëria, jo vetëm kryeqyteti, është e frikësuar nga zbulimi i një varianti të ri të virusit në Angli, për të cilin OBSH dhe Hancock nxituan për të siguruar se për momentin, nuk ka asnjë provë që ai sillet ndryshe, duke e bërë jo të efektshme vaksinën.

Gjermania mbyllet nga 16 dhjetori – Pas më shumë se 16 mijë infeksioneve me koronavirus në vend, në 24 orët e fundit, izolim pritet të ketë edhe në Gjermani që nga 16 dhjetori. Numri i përgjithshëm i të vdekurve po afrohet në 22 mijë, por kancelarja Angela Merkel, përpara 600 vdekjeve pothuajse në një ditë të vetme, ka vendosur të shtrëngojë vendin vetëm gjatë periudhës së Krishtlindjeve për të frenuar kurbën epidemiologjike dhe për të lehtësuar presionin në sistemin shëndetësor. “Ne do të mbyllim dyqanet që nuk shesin gjërat e domosdoshme, do të mbajmë të hapura vetëm dyqanet ushqimore dhe ato që shesin produkte urgjente të përdorimit të përditshëm, – tha Merkel, – dhe do të ketë një ndalim të shitjes së sendeve piroteknike para natës së Vitit të Ri”.

Bllokimi hollandez – Gjithçka do të mbyllet gjithashtu edhe në Holandë, pasi kryeministri Mark Rutte njoftoi një bllokim të fortë për të paktën pesë javë, pasi vuri në dukje se masat më të buta nuk kanë shërbyer për të frenuar infeksionet. Ndalesë do të ketë në shkolla, dyqane jo thelbësore, muze, teatro dhe parukeri. Pastaj baret dhe restorantet do të vijojnë të mbeten të mbyllura. Njoftimi, i bërë drejtpërdrejt në TV, shkaktoi disa protesta para ndërtesës së qeverisë.

Nju Jorku drejt mbylljes – Duket se mbyllja është gjithashtu një hipotezë konkrete për Nju Jorkun, i cili po përgatitet për eventualitetin e një mbylljeje totale. “Një pushim si ai në fund të pranverës”, tha kryetari i bashkisë, Bill de Blasio.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker