Opinion

Brataj: 80% e të prekurve e kalojnë COVID-in me paracetamol

Mjeku i njohur Skënder Brataj, këtë të mërkurë ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli për situatën epidemiologjike në vend.Mjeku i njohur Skënder Brataj, këtë të mërkurë ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli për situatën epidemiologjike në vend.

Ai nënvizoi si të rëndësishme mbajtjen e maskave, pasi sipas tij ul ndjeshëm përhapjen e virusit. Brataj gjithashtu, tha se 80% e të prekurve nga ky virus janë asimptomatikë ose e kalojnë sëmundjen në format më të lehta të saj, duke shtuar se kjo kategori e njerëzve mund ta kalojnë COVID-19 vetëm me pracetamol. Mjeku sugjeroi që vitaminat për të forcuar imunitetin t’i marrim nëpërmjet frutave e të minimizojnë sa më shumë marrjen e tyre përmes suplementeve.

“Është e vërtetë sepse janë momente shumë delikate. E kemi parë që 80% e njerëzve janë asimptomatikë ose me format e lehta që kanë nevojë vetëm për paracetamol,asgjë tjetër. Pjesa më e madhe që kanë vitaminë D janë ato me origjinë shtazore, mund të gjenden edhe te peshqit, vajit të mëlçisë së merlucit, te mëlçia e zakonshme, në vezë dhe në qumështin e derivatet e saj. Ajo që marrim zakonisht janë vitaminat D3 dhe D2. Unë po bëj një përmbledhje të vitaminës C. Rrushi ka 340 miligramë për 100 gram. Piperkat 229, qumështi i lopës, 127, brokuli 110”, th Brataj.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker