Aktualitet

Çështja “Llalla”, shtyhet vendimi për ish-kryeprokurorin

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u zhvillua seanca gjyqësore për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Në fillim të seancës, nga avokati

mbrojtës u kërkua përjashtimi i trupit gjykues monokratik. Gjykata, pasi dëgjoi shkaqet e ankimit, shtyu shpalljen e vendimit për në datë 10 nëntor, ora 10:00, për arsye se paraprakisht nga gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit që do të caktohet me short, do të shqyrtohet kërkesa për përjashtimin e trupit gjykues.

Më 22 shtator, Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimin me 2 vite burg për të, për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë” dhe heqje të së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker