Aktualitet

Çfarë po ndodh? Gaz Bardhi konfliktohet me policinë

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në qarkun e  Elbasanit, Gazment Bardhi është konfliktuar me policinë.

Bëhet me dije se shkak për tensionimin e situatës është bërë aksioni i policisë për kontrollin e disa makinave, përfshirë këtu edhe ato që përdoren nga shtabi i Partisë Demokratike.

Mirëpo, raportohet se Bardhi e ka kundërshtuar diçka të tillë, duke penguar policinë të kryejë kontrollet në makina.  Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në qarkun e  Elbasanit ka lëshuar një sërë akuzash ndaj efektivëve.

“Për çfarë ke ardhur në shtabin tim, makina është pastër. Dua proces verbal, ti ke ardhur në shtabin tim, jo unë,pse ke ardhur këtu. Ju urdhërojnë bandat”, mësohet se ka thënë Bardhi.Përmendim faktin se ky tensionim i fundit i situatës në Elbasan, vjen 2 ditë nga konflikti i rëndë me një të vdekur dhe katër të plagosur.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker