Shëndeti

Cili shtet pranon zyrtarisht dozat e para të vaksinës?

Dozat e para të vaksinës kundër Covid-19 të kompanisë amerikane Pfizer kanë arritur në Evropë. Belgjika është shteti i parë që ka pranuar zyrtarisht vaksinat ndaj Covid19.

“United Airlines” ka bërë transportin e vaksinës. Janë nevojitur plot 15 mijë kilogramë akull në aeropan që të ruhet temperatura e nevojshme e vaksinës Pfizer.

Javën e kaluar, kjo kompani farmaceutike amerikane paraqiti një kërkesë për aprovim për përdorim urgjent në institucionet evropiane dhe amerikane, sepse përdorimi i vaksinës nuk është i mundur pa lejet e duhura nga autoritetet kompetente në BE dhe SHBA.

Pfizer ka dy impiante prodhimi për vaksinën: Kalamazoo, Michigan dhe Puurs, Belgjikë.

Vaksina Pfizer ruhet në temperatura shumë të ulëta (-70 ° C). Kështu, United kishte kërkuar leje nga Autoriteti Federal i Aviacionit (FAA) për të mbajtur akull të ngrirë pesë herë më shumë sesa lejohet zakonisht në fluturime për të ruajtur temperaturat e ulëta të nevojshme për të parandaluar prishjen e vaksinës.

Kompania e barnave planifikon të përdorë depo të ngrira në madhësinë e valixheve në aeroplanë dhe kamionë për të shpërndarë vaksinën nëpër botë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker