Aktualitet

Çmimet e naftës rriten me 3 lekë për litër, hera e katërt pas hapjes së ekonomisë, e dyta për 10 ditë

Çmimet e karburanteve u rriten së fundmi për të katërtën herë radhazi që nga lehtësimi i pandemisë.

Në pikat e tregtimit të operatorëveve

esorë në vend, nafta dhe benzina po shiten me 3 lekë më shtrenjtë.

“Kastrati”, operatori më i madh i tregtimit të karburanteve me shumicë e pakicë, e tregton një litër naftë me 169 lekë për litër sot, nga 166 lekë pak ditë më parë.  Kjo ishte rritja e dytë brenda 10 ditëve.

Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar në pesë muaj, me 21 lekë për litër mbi 14%

Shtrenjtimi i parë u shënua në shkurt 2021, me 6-8 lekë për litër, i dyti në maj me 5 lekë për litër, dhe po me kaq edhe në fund të qershorit dhe në tre lekë ditët e fundit..

Me fillimin e pandemisë në mars të vitit të kaluar, çmimet e naftës në vend ranë me shpejtësi, nga mbi 180 lekë, që ishin në shkurt, zbritën poshtë 150 lekëve (midis 144-148 lekë) deri në janar 2021, duke reflektuar ecurinë e çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Operatorët e tregut pohojnë se tendenca e fundit rritëse lidhet me shtrenjtimin e karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Në bursa, çmimi i naftës ka arritur në 75.8 dollarë për fuçi, nga 27 dollarë që zbriti në prill 2020, në kulmin e pandemisë, duke iu afruar nivelit më të lartë, që nga tetori i vitit 2018, si rrjedhojë e kërkesës së fortë globale dhe kufizimeve të prodhimit nga ana e OPEC. (shiko grafikun: Treguesi referencë i naftës Europiane, Brent gjatë tre viteve të fundit)

Gjallërohet konsumi

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se konsumi i karburanteve është gjallëruar në muajt e parë të këtij viti, pas rënies së fortë vitin e kaluar për shkak të kufizimeve të udhëtimeve gjatë karantinës. Në mars 2021, Indekset e volumit, Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare iu afruan nivelit të para pandemisë (shiko grafikun:  Indekset e volumit, Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara, 2015=100).

Kompanitë importuese ndërkohë kanë krijuar rezerva muajt e fundit, duke importuar karburante me çmime të ulëta. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se në janar-prill 2021, importet e karburanteve arritën në një nivel rekord të pas viteve ’90, prej 175 mijë ton (Importet e karburanteve janar-mars. Operatorët e tregut pohuan se kjo rritje e fortë nuk ishte e lidhur me kërkesën.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker