Aktualitet

COVID-19/ MSH përditëson të dhënat: Asnjë viktimë dhe 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Shqipëria nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit. 12 raste të reja ka pasur në po kaq orë, prej të cilave 6 në Tiranë, 2 në Durrës  dhe nga 1 në Shkodër, Kavajë, Mirditë e Kuçovë.

Lajmi i mirë është se 19 qytetarë e kanë fituar betejën sot, ndërsa në spitale vijojnë të marrin trajtim 21 pacientë, 6 prej të cilëve në terapi intensive.

Shqipëria në këtë muaj ka regjistruar shifra të ulëta nga COVID-19 ashtu si vendet e rajonit.

NJOFTIMI NGA MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,916 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  6 raste në Tiranë, 2 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Kavajë, Mirditë, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,826 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (12 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        12

Të shëruar në 24 orë      19

Të shtruar në spitale      21

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,916

Testime totale            754,759

Raste pozitive             132,449

Raste të shëruara        129,826

Raste Aktive                  170

Humbje jete                  2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       51

Tiranë          44

Berat             22

Elbasan        14

Lezhë           12

Durrës          7

Korçë           6

Gjirokastër  5

Dibër             3

Fier                2

Vlorë              2

Kukës           1

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker