Aktualitet

Çuçi ministër i Brendshëm, Artan Hoxha: Bledi më ka marrë në pyetje si hetues për shkrimet e mia

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e “ABC” në një bisedë me gazetaren Juli Xhokaxhi komentoi lëvizjen brenda kabinetit qeveritar, ku kryeministri Edi Rama vendosi që në postin e Ministrit të Brendshëm të emëronte Bledi Çuçin dhe në vendin e tij te Bujqësia të kalonte Milva Ikonomin.

Hoxha tha se nuk e ka të panjohur detyrën, pasi që në nisje të karrierës së tij ka qenë oficer i policisë gjyqësore. Gazetari rrëfeu se Çuçi në kohën që ishte “OPGJ” pranë prokurorisë së Tiranës e ka marrë në pyetje për 2 nga 3 paditë që ishin ngritur nga qeveria e kohës, vitit 2000 kundër tij.

Mendova se do të ishte ndonjë emër i panjohur që vjen nga institucione apo ambiente që nuk i njohim, por bëri një zgjidhje tjetër. Besoj se këtë e bëri për të shmangur një mos dekretim nga Presidenti, dy personazhe që janë dekretuar më parë nga Presidenti. Nuk mendoj se kërkon një dorë të fortë, por një ministër që të jetë i qartë për detyrën e vet dhe të ndajë qartësisht përgjegjësitë që ka ky dikaster me policinë, jo një ministër që merr edhe rolin e drejtorit të përgjithshëm.

Unë jam çuditur pse Çuçi u zgjodh ministër Bujqësie, jo i Brendshëm. Mes atyre që ka Rama në kabinet, është më optimali për ta çuar në atë dikaster. Sepse në CV-të e tij, kanë thënë ku ka punuar është marrë me reformën zgjedhore, etj, por Çuçi ka qenë oficer i policisë gjyqësore sapo ka mbaruar gjyqësorin, pranë prokurorisë së Tiranës.

Mua më ka rastisur se kam pasur 3 padi, 2 që janë ndjekur direkt nga Çuçi, nga kryeministri i vendit, zv/ kryeministri dhe një ministër i PS-së, flas për vitin 2000, kur kodi penal parashikonte që shpifja ishte me burg. Jo thjeshtë jam marrë në pyetje nga Bledi Cuci, kanë qenë të treja prcocese, që 2 shkuan në gjykatë. Proceset i fituam. Aty e kam njohur Çuçin, rrethanat nuk do të doja të ishin ato. Bledi bënte hetimin, pyetjet, merrte deklarimet e mia. Ishte pa eksperiencë sapo kishte nisur.

Çuçi në të gjithë atë cështje ka ndjekur detyrën që i ka lënë prokurori rreptësisht, nuk ka mbajtur anë. Artikulli ka qenë “trafiku me kontrabandën e hidrokarbureve”. Pjesa kryesore e hetimit drejtuar nga Çuçi ka qenë nga e kisha marrë unë informacionin dhe personazhet që përmendja në shkrim kishin lidhje. Në proces u thirrën zyrtarë të lartë të ministrisë së Brendshme. Nga ajo kohë kam mbajtur kontakte me Çuçin, më pas shkoi kancelar. Çuçi ka edhe një avantazh, duke ardhur nga policia gjyqësore, ai njeh, ka qenë në koherecë me metodat e hetimit, ngjarjet” tha ai.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker