Sport

Danimarka kalon nga drama në mrekulli, kualifikohet në 16-she me një fitore

Skuadra e Danimarkës ka kthyer dramën e këtij Europiani në një mrekulli të vogël sportive. Ekipi që përjetoi dramën në ndeshjen e parë të Europianit me kolapsin e Eriksen të shoqëruar nga humbja e sfidës me Finlandën, ia ka dalë që sot me fitoren 4-1 ndaj Rusisë, të sigurojë një biletë për në turin tjetër.

Rusëve u mjaftonte edhe një barazim për të pasur thuajse të sigurt kalimin në 16-she, por nuk arritën ta shfrytëzonin këtë faktor. Në fund të pjesës së parë, Damsgard i dha avantazhin danezëve dhe këta të fundit e kuptuan se mund të goditnin rëndë rusët.

Poulsen shfrytëzoi një gabim të prapavijës që i dhuroi topin para portës për të dyfishuar shifrat, ndërsa Dzhyba shkurtoi rezultatin me një penallti. Por danezët ishin të pandalshëm dhe me një predhë të Kristensen dhe më pas kundërsulmin e Mehle, çuan rezultatin në 4-1 dhe morën një fitore që e kombinuar me humbjen e Finlandës, i ngjiti në vendin e dytë në grup dhe u preu biletën për turin tjetër.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker