Aktualitet

Demokratët nuk ju duan, a do jepni dorëheqjen? Si përgjigjet Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mohuar edhe njëherë se do të japë dorëheqjen. 

Në një konferencë për mediat, Basha u pyet nga gazetarët se sipas sondazheve 85% e demokratëve nuk e duan, dhe a do të jepte dorëheqjen për të mos e përçarë partinë.

Basha tha se sipas sondazheve të tij, 95% të demokratëve duan që të vazhdojë betejën.

“Sipas sondazheve të mia 95% e demokratëve kërkojnë që unë të udhëheq betejën kundër regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe mbështesin axhendën e prezantuar nga unë për të pastruar llumin në politikë,” tha Basha.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker