Aktualitet

Detaje/ I moshuari doli nga banesa mëngjesin e së premtes, sot u gjet i mbytur në breg të detit të Durrësit (FOTO)

Një person është gjetur i mbytur në breg të detit të Durrësit. Forcat blu bëjnë me dije se trupi i pajetë u gjet rreth orës 19:40 në lagjen nr.1.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit.

Dyshohet që i mbyturi të jetë Rakip A., 71 vjeç, i cili u largua nga banesa mëngjesin e së premtes. Burime për Top Channel bëjnë me dije se i moshuari, banor i lagjes nr.1 në Durrës, ka dalë nga banesa mëngjesin e së premtes dhe ka humbur më pas kontaktet me familjarët e tij.

Njoftimi i policisë

Më datë 26.06.2021, në orën 19:40, në lagjen nr.1, Durrës, në breg të detit është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker