Politikë

Deti “trazon” Kryeministrin dhe Presidentin, Rama-Metës: Po kërkon shesh për përsheshin e LSI-së

Vendimi i Greqisë për t’u shtrirë me 12 milje në det ka trazuar edhe politikën shqiptare.

Protagonistët e përhershëm, Kryeministri Rama dhe Presidenti Meta janë përfshirë në replika për këtë çështje.

Kreu i Qeverisë i është përgjigjur Presidentit që më herët tha se “nuk do të lejojë shkeljen e interesave të Shqipërisë”.

Kryeministri thotë se Meta po vijon të kërkojë shesh për përsheshin e ish-partisë së tij.

“Ilir Meta mirëkuptuaka ndjeshmërinë e qytetarëve mbi vendimin e autoriteteve greke për të ushtruar të Drejtën Ndërkombëtare të Detit për Greqinë dhe pasojat e mundshme që mund të paskërka ky vendim për vendin tonë! Në fakt jo, Ilir Meta vazhdon kërkon shesh për përsheshin e LSI”, shkruan Rama në Tuiter.

Sipas Kryeministrit, në këtë debat ka vetëm një të vërtetë që ka të bëjë me faktin se dy vendet ende nuk kanë arritur një marrëveshje për kufirin detar.

Rama shkruan se vendimi i Greqisë nuk ka lidhje me zonën që prek Shqipërinë dhe vendin fqinj.

“Vetëm të paudhët si Saliu e si Iliri dhe ndjekësit e tyre me Lulin e me Monikën në krye, mund të kërkojnë shesh për përshesh deri në det, ndërkohë që e vërteta është e qartë si drita e diellit: Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq!

Vendimi në fjalë i Greqisë s’ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve tona, sepse në atë zonë parimi i 12 miljeve është thjesht fizikisht i pamundur sipas Konventës aty ku ky parim nuk është e mundur të zbatohet, ose bëhet marrëveshje ose shkohet në gjykatë! Ja kështu Like”, përfundon Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker