Aktualitet

Dita e pestë e protestës

Për të 5-ën ditë me radhë, në qytete të ndryshme të Shqipërisë mbahet protestë homazh në kujtim të të riut, Klodian Rasha, i qëlluar për vdekje në orët e para të 8 dhjetorit.  

Dhjetëra qytetarë janë duke marshuar në shenjë homazhi në qytetin e Lushnjës.

Me koret “Drejtësi për Klodianin” dhe ‘Lushnja nuk i nënshtrohet diktaturës’ qytetarët kanë marshuar paqësisht në rrugët kryesore të qytetit.

Marshim homazh po mbahet edhe në Cërrik. Qytetarët kanë ndezur disa qirinj dhe kanë mbajtur 1 minutë heshtje në shenjtë përkujtimi për 25-vjeçarin Rasha.

Prej 5 ditësh, protesta janë mbajtur edhe në qytete të tjera të vendit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker