Aktualitet

Dita nis me vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Vendi ynë do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu

Sipas MeteoAlb dita nis me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu në pjesën më të madhe të vendit. Por në zonat malore dhe kryesisht veri dhe verilindje të Shqipërisë do ketë reshje të pakta dëbore. Këto kushte atmosferike mbeten deri pasdite kur moti përmirësohet fillimisht në zonat bregdetare dhe gjatë mbrëmjes kthjellimet do të dominojnë në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3 deri 15°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore dhe vendët e ballkanit perëndimor do të përfshihen nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të freskëta duke sjellë reshje shiu e dëbore. NDERSA kthjellimet mbizotërojnë pjesën tjetër të kontinentit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker