Aktualitet
Divjakë/ Burri ekzekuton me armë gruan, më pas qëllon për vdekje dhe veten

Hekuran Rrasa, 58 vjeç, ka ekzekutuar me armë zjarri gruan e tij, Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, në fshatin Babunjë të Divjakës, në banesën ku jetonte çifti.
Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se si provë materiale është sekuestruar amr e gjahut me të cilën është kryer krimi i dyfishtë. Ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi të rëndë, nëse dyshja kanë pasur konflikte të vazhdueshme, apo ka qenë një sherr momental.