Aktualitet

Do i trajtojmë me psikologë!”, Evis Kushi sqaron deklaratën e saj për nxënësit: Kanë shpifur ndaj meje, jam keqcituar…


Tiranë- 
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka sqaruar deklaratën e saj që ka bërë për nxënësit që kanë marrë pjesë në protestat e zhvilluara për Klodian Rashën për ditë me radhë.

Përmes një postimi në Facebook, Kushi shprehet se ndihet e ofenduar dhe e kanë keqpërdorur deklaratën e saj. 

“Në rrjetet sociale kam lexuar sot disa postime ku pretendohet se unë jam shprehur në media kundër protestuesve me disa epitete që e kam të vështirë t’i shkruaj këtu sepse nuk janë asnjëherë pjesë e fjalorit tim. Jam mësuar gjatë gjithë jetës të mbaj përgjegjësi për cdo deklaratë e fjalë të thënë nga goja ime, por aq më tepër tani përgjegjësia është edhe më e madhe sepse përfaqësoj institucionin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Prandaj, nuk mund të rri pa përgënjeshtruar sa herë shpifet ndaj meje, apo sa herë keqcitohem, me apo pa dashje. Në çdo intervistë jam shprehur se i vlerësoj protestat si një ndër arritjet tona më të mëdha, e sa më e qetë e qytetare protesta, aq më e fortë kauza e saj. E ndërkohë pa dyshim jam shprehur kundër dhunës në protesta, kundër dëmtimit të pronës publike e private, e sidomos kundër keqpërdorimit të fëmijëve nëpër protesta. Për këta kemi të gjithë detyrimin që t’i edukojmë me vlerat më të mira të demokracisë, qytetarisë, paqes dhe tolerancës,” ka shkruar ajo.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një intervistë ka thënë se nxënësit, të cilët morën pjesë në protestën  zhvilluar për vrasjen e Klodian Rashës do të identifikohen dhe sipas saj ato të trajnohen psikologjikisht.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker