Aktualitet

Dorëheqja e Lleshajt dhe protestat e dhunshme jehonë në mediat ndërkombëtare

Dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj ka gjetur hapësirë edhe në mediat ndërkombëtare.

Ministri shqiptar i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dha dorëheqjen pas protestave të provokuara nga vrasja e një të riu nga një patrullë policie në Tiranë më 8 Dhjetor, i cili kishte shkelur shtetrrethimin e natës në fuqi për të luftuar pandemia Covid”- shkruan agjencia italiane e lajmeve “Ansa”.

Por ndërsa kryeministri po i fliste kombit-vijon agjencia- në Tiranë ndodhi një demonstratë e re e dhunshme e qindra të rinjve që u përleshën me forcat speciale të policisë.

Dorëheqja është pasqyruar edhe në rrjetin evropian televiziv, EuroNews.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë dha dorëheqjen të enjten për vrasjen nga ana e një oficeri policie të një të riu që shkeli shtetrrethimin, një incident që shkaktoi protesta të dhunshme të mërkurën”-, shkruan rrjeti prestigjioz Reuters.

Një valë zemërimi shpërtheu në Shqipëri pas vrasjes me gjak të ftohtë të 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia”, shkruan gazeta greke “Ta Nea”.

Protestat dhe dorëheqja janë pasqyruar edhe në mediat turke dhe në gjuhë të tjera.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker