Aktualitet

Durrës/ Gruaja tenton të vetëdigjet me benzinë përpara Bashkisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit, ku një grua rreth 60 vjeçe ka tentuar të vetëdigjet me benzinë para bashkisë.

Mësohet se ajo ka dalë fillimisht të flasë me disa gazetarë që gjendeshin aty, ndërsa ka nxjerrë një shishe benizinë nga canta dhe ka tentuar të vetëdigjet. Fatmirësisht policia ka ardhur menjëherë, duek e ndaluar dhe e ka shoqëruar në komisariat.

Informacioni paraprak nga Policia:

“Më datë 14.12.2020, në orën 10:10, përpara Bashkisë së Durrësit, shtetasja F. G., rreth 60 vjeçe, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjej. Shtetasja F. G. është shoqëruar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në ambientet e Policisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker