Aktualitet

Dy kartëmonedha të reja së shpejti në qarkullim, mes tyre ajo 10.000 lekëshe në ngjyrë të artë me portretin e Asdrenit

Së shpejti në vend do të nisë hedhja në treg e kartmonedhës 10.000 lekëshe me portretin e Asdrenit.

Banka e Shqipërisë bën me dije se në orën 11:00 më 15 qershor do të bëhet prezantimi i dy prerjeve të kartomonedhave përkatësisht 1000 Lekë dhe 10,000 Lekë. Risi në këtë prezantim do të jetë prerja e kartmonedhës 10,000, pasi më parë në Shqipëri nuk ka pasur monedhë të tillë.

“Ditën e martë, datë 15 qershor 2021, ora 11:00, në ambientet e Bankës së Shqipërisë do të organizohet prezantimi i dy prerjeve të radhës së serisë së re të kartëmonedhës shqiptare, përkatësisht 1000 Lekë dhe 10000 Lekë”,-njofton Banka e Shqipërisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker