Aktualitet

E dëmtuar plotësisht pjesa e sipërme, PAMJET e makinës ku humbën jetën 4 anëtarët e një familje

Vlorë- Kjo është makina ku humbën jetën katër anëtarët e një familje në aksidentin e rëndëVlorë- Levan.

Alba News siguron pamjet nga momenti kur makina nxirret me karrotrec. Siç shihet makina tip Toyota është e shkatërrur plotësisht tek pjesa e sipërme,  ku si pasojë e përplasjes të katër personat kanë humbur jetën. Viktimat ishin të gjithë në mjetin tip “Toyota”, mes tyre dy të mitur. Të plagosur kanë mbetur dhe dy persona të tjerë, drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip “Audi”.

Bëhet me dije se automjet tip ‘Toyota’, ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga si pasojë e një goditjeje që ka marrë nga mbrapa nga një automjet tip ‘Audi’, që po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Panaja pas ores 8 të mëngjesit të sotëm.Policia bëri të ditur se kanë ndërruar jetë personat qe ishin me makine Toyota, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në automjetin tejtër që dyshohet se ka goditur nga mbrapa makinën ku ishte, mendohet e gjithë një familje.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker